Gjinekologu Bejkush Shehu kërcenohet për herë të tretë, ndërsa ngjarja e fundit ka ndiodhur të shtunën në mbrëmje, ku klinikës së tij i është tentuar ti vihet zjarri. Autori Musto Kapaj është arritur të arrestohet nga policia, ndërsa mjeku 64 vjecar thekson se gjithcka ka ardhur për shkak të vdekjes së motrës së tij, ngjarje e ndodhur në datë 10 gusht të vitit 2018.
Por mjeku Shehaj, shprehet se kjo ishte lindja e tretë e motrës së tij nën kujdesin e vetë mjekut, ndërsa ajo ndërroi jetë për shkak të një komplikacioni mjaft të rrallë. Ndërkohë 27 vjecari Kapaj mësohet se e ka kërcenuar dhe dy herë të tjera, pas ngjarjes së gushtit, ndërsa mjeku thekson se nuk ka patur probleme me familjarë të tjerë, por vetëm me 27 vjecarin, i cili madje ka patur edhe probleme mendore.
Të shtunën klinikës së mjekut i është tentuar ti vendoset zjarri, duke hedhur një bidon me benzinë pranë portës hyrëse, ndërsa ky është rasti i tretë ndaj 64 vjecarit mjek, kur është tentuar dhe goditja me thikë, por edhe dëmtimi i mjekut në Vlorë.