Loading...

Festa e Pashkëve dhe Karnavalet janë të lidhura ngushtë me festimet në fshatin Nartë të Vlorës (Foto)

Festa e Pashkëve dhe Karnavalet janë të lidhura ngushtë me festimet në fshatin Nartë të Vlorës. traditë e trasheguar ndër breza, ndërsa Karnnavalet janë festime që startojnë të dielën e Pashkëve, për të arritur kulmin në tre ditët në vijim dhe kryesisht në ditën e tyre të tretë dhe të fundit.

Banorët e Nartës konfirmojnë se gjatë festimeve banorët vishen me kostume të ndryshme popullore të zonës, maskime të ndryshme kafshësh dhe të përallave dhe padyshim valle, të cilat janë tradicionale të zonës dhe që zakonisht zhvilohen në qendër të Fshatit dhe pranë kishës Shen e diela.

Pikërisht kisha është ndërtuar në vitin 1808, me e vjetra në zonë, ndetrsa sipas asaj cfarë thonë banorët pikërisht në këtë vit startuan edhe Karnavalet në Narte.

Karnavalet janë një festë e vetë fshatit, por kjo nuk pengon edhe banorë të zonave përreth ti bashkohen gëzimit dhe festëts së banoreve të zonës, të cilët bëjnë të ditur se gjatë dites së festës banorë të cilët jetojnë kryesisht në Greqi apo edhe Amerikë kthehen në trojet e tyre për të festuar. Sipas gojdhënave Karnavalet janë nje festë që i ka rrenjët në periudhën parakristiane dhe që festohet cdo vit gjatë pashkëve dhe zgjat për tre ditë me rradhë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com