Loading...

Edlira Gjoni – Ushqimi “vendçe” më i mirë në botë, në Dukat! Ka Mriz Zanash në Veri por ka dhe Mriz Pishash në Dukat.

Jo vetem njerzit dhe vendet e krahines tone jane te mrekullueshme por edhe ushqimi qe gatuhet ne krahinen tone eshte fantastik. Kete e thekson me se mire Edlira Gjoni e cila me kontributin e saj te gjitheanshem i ben jehone krahines tone duke e promovuar dhe reklamuar jo vetem brenda vendit por deri edhe pertej oqeanit.

Nga Edlira Gjoni:

Me Mrizi i Pishave, rruga Dukat-Llogora dhe Klasën unike 1985!

Kur më merr malli, vjen në tre forma: Njerëzit e mi (motra, babi, gjyshja). Vendet e mia (shtëpia dhe miqtë e ngushtë) dhe Ushqimi që njoh.

Po, po, ushqimi. Dmth ushqimi im, vendçe, ushqimi më i mirë në botë, në Dukat! Ai që më kujton fëmijërinë, nënën, mamin, shoqërinë e vjetër, shtëpinë ku u rrita, zonën që ma bën zemrën mal. Ndaj mezi pres që kur të kthehem, të ha pak kulaç të ngrohtë të sapo dalë nga zjarri. Të mbrujtur nga duar të vërteta, jo nga makineri.

Ta shoqëroj me pak gjalpë të sapo-rrahur deleje. Aromë e shije që nuk di të të thotë: “Epo mjaft tani”! Se edhe po e le, në pjatë vjen yshmeri, me sasinë perfekte të kripës, djathit e vezës, pjekur ngadalë e në çdo petë në zjarr, jo në furrë.

Po ka edhe mish qengji e keci që është aq i njomë, sa duket sikur sapo e kanë marrë nga tufat në stanet maleve mbi lokal. E di si e bën arapashin ky mish? Më të shijshëm sesa mund ta shpjegojë ndonjë roman i tërë. Fakti që mielli i misrit bëhet në fushë e bluhet aty, i bën edhe më të parezistueshme kombinimet.

Po ca tule të pjekura në tel, me qepë vendi po i deshët, ose me piperka e perime që i bëjnë baçat plot?

Kurse uji i malit nuk ka nevojë për koment. As gryka e Çipave. Oxhak në dimër. Freskllëk në verë. Një kafe turke, një gotë raki, një gotë verë se kemi kantina e vreshta fushave,madje nga më të shijshmet.

Shkurt, më ka marrë malli për pak shtëpi dhe ndjehem sikur ulem në tavolinën e cdo shtëpie vendase.

Nuk ka vetëm Mriz Zanash në Veri. Ka edhe Mriz Pishash në Jug.

Fiks fëmijëria që më mungonte tek ushqimi që më pret sapo fillon ngjitja për në Llogara.

E keni djathtas sapo kalon Dukat-Fushën, drejt Llogarasë. Kush shkon para meje, shijojini ato kuleçë, yshmerë, tepsi furre e verë vendi edhe për mua.

Bravo ushqimi bio dhe tradita vendase.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com