Njoftim për ndarje nga jeta
Në datën 6 Prill 2018 në Tiranë u nda nga jeta Xhixho Nazo Petanaj.
Siç na njofton Luto Demiri, Xhixhua u lind në fshatin Kallarat të rrethit Vlorës në vitin 1929. Ajo rrjedh nga një familje e varfër nga ana ekonomike, por bujare dhe fisnike e dëgjuar për traditat patriotike e atdhedashurie.
Murat Avdul Demiri, gjyshi i Xhixhos u vra në vitin 1914 në luftë me andartët greke, sot dëshmor i atedheut. Po ashtu u plagosën Demir Avduli dhe Cane Demiri pjesëtar të fisit të Demire. Zagoll Demiri, vëllai i Xhixhos ka qenë partizan në brigadën e 12 sulmuese.
Vllezerit e Sinanit, Ruzhdiu ishte pjesëtar i Brigadës së 8 Sulmuese, ndërsa Adili dëshmor i LANÇ.
Xhixhua ka qenë aktiviste në detyrat shoqërore e shtetërore, ka punuar në fabrikën e këpucëve në Tiranë për një periudhë 30-vjeçare. Ka ushtruar zanatin specialiste dhe kontrollore e mirëfilltë, ka qenë e zgjedhur disa herë në forumet e Pushtetit dhe Partisë.Njoftim per ndarje nga jeta ! Ndahet nga jeta Xhixho Nazo Petanaj.
Xhixhua dhe Sinani lindën, rritën dhe edukuan 3 djem shembullor, Pullumbin, Fatosin, Kastriotin. Djali i madh Pullumbi u nda nga jeta në mënyrë tragjike në vitin 2006 në një aksident autombolistik duke lënë pas një dhimbje të madhe.
Xhixhua u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, u përcoll për në banesën e përjetshme me të gjitha nderimet dhe respektet e duhura nga pjestarë e të afërm të familjes, shokë dhe miq të familjes Petanaj e Demiraj, si dhe nga bashkëfshatarët me banim në Tiranë.
Kryesia e Shoqatës “Kallarati” i shpreh familjes dhe të afërmve të saj ngushëllimet më të sinqerta.
Qoftë i paharruar emri dhe kujtimi i saj!
Shoqata Kallarati