Loading...

Një i vdekur e 2 të plagosur në Tetovë, kush është elbasanlliu i arrestuar

Lulzim Bitri quhet 40-vjeçari nga Elbasani i cili është arrestuar në Tetovë të Maqedonisë, pasi u përfshi në një përplasje me armë në Tetovë dy ditë më parë. Lajmi konfirmohet për Gazeta Shqiptare, e cila shkruan se përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve kriminale e si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi.

Nga shkëmbimi i zjarrit dy të tjerë u plagosën mbrëmjen e të enjtes në Reçicë të Vogël, shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Mbi 40-vjeçarin nga Elbasani rëndon akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim. Po ashtu ndaj Lulzim Bitrit, që është lënë në paraburgim për 30 ditë sa të zhvillohen hetimet rëndon edhe akuza për mbajtjen e armëve të zjarrin dhe mjeteve shpërthyese.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com