Loading...

Sa vëllezër ke ti? Zbardhet dialogu i dytë Rama-Basha-Nishani, në vend që të…

[sgmb id=”1″]

Akuzat publike të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për njëri – tjetrin, nuk i tregojnë ata vetëm si kundërshtarë politikë. Ato shkojnë deri në armiqësi.

Por në takimin e djeshëm në zyrën e Presidentit, Kryeministri dhe Kryetari i opozitës u filmuan të shpenguar, duke u interesuar edhe për të afërmit e njëri – tjetrit. Para nisjes së takimit formal, ata e kanë pyetur njëri – tjetrin për vëllezërit e tyre, në një bisedë e fiksuar nga kamerat e Televizionit Klan, ku është përfshirë edhe Presidenti Nishani.

Dialogu

Rama-Bashës: Po vëllai sa vjeç, është më i vogël?
Basha: Katër vjet.
Basha-Nishanit: Ti ke vetëm një vëlla?
Rama: Ka dy.
Nishani: Kam dy, unë jam i madhi. Unë kam qenë i pari. I dyti ka me mua 20 muaj diferencë.
Rama-Nishanit: Po i treti?
Nishani: Është 6 vjet më i vogël se unë. Iku në emigracion në Itali. Tani merret me biznes.

Ndoshta biseda miqësore ishte sa për të thyer akullin e negociatave të vështira që pasonin shtrëgimin e parë të duarve. Pas saj, ata u shfaqën sërish njësoj para publikut, me akuza politike drejtuar njëri – tjetrit, si përgjegjës të situatës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com