Loading...

Një pjatë e lehtë plot shije në tryezë -Supa Magjericë

Supa magjericë është një ndër gatimet më të vjetra tradicionale shqiptare.
E gatuar veçanërisht në raste festash por edhe për vakte shijeplota e fantastike në familje, ajo është ndër më të preferuarat si për të rritur ashtu edhe të vegjël.

E lehtë, magjepsëse në shijen e saj, kjo supë shpesh herë shërben për t’u servirur edhe si mjatë e parë në tryeza mes familjes, të afërmve dhe miqve. Kjo pasi, kjo pjatë është ideale duke ndjellë oreksin dhe nepsin e ushqimit të mirë.

Falë kombinimit të përbërësve të saj, kjo supë veç shijes së saj shoqërohet mjaft mirë me gatime të tjera tradicionale shqiptare.

Kjo supë shoqërohet me bukë të thekur, byrekë të ndryshëm si dhe sallata të freskëta të stinës.

Më poshtë keni recetën e shijshme të përgatitjes së kësaj supe unike në shtëpi.
Përgatitja e Supës Magjerica në Shtëpi
Përbërësit

(Sasia e përbërësve varet nga numri i personave në shtëpi. Përbërësit e kësaj recete janë për katër persona)

250 gr të brendshme qengji ose viçi

Dy qepë të njoma

1 filxhan kafeje oriz

Dy lugë gjelle gjalpë i freskët ose vaj ulliri

Një e verdhë veze

Limon

Kripë

Piper

Majdanoz

Përgatitja

Si fillim pastrojmë mirë të brendshmet. Pasi i lajmë me ujë të rrjedhshëm, i përvëlojmë në ujë të nxehtë për 20 minuta.

Në vijim, i kullojmë dhe i presim në copëza të vogla dhe lëngun e tyre e ruajmë.

Në një tenxhere me gjalpë kavërdisim qepët derisa volumi i tyre të bjerë.

Më pas shtohen të brendshmet kavërdisen me qepët dhe u hidhet lëngu i tyre. Pasi nisin të marrin një valë hidhet orizi.

Supa lihet të zjejë deri në momentin që orizi është gati dhe më pas hiqet nga zjarri.

10 minuta pasi është hequr nga zjarri rregullohet me të verdhën e vezës dhe limon.

I hidhet kripa dhe piperi dhe pak majdanoz i grirë hollë sipër. Serviret e ngrohtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com