Loading...

Ja si e pësoi greku që masakroi shqiptarin, i theu hundën, dhëmbët dhe e la pa ndjenja në …

Greku që rrahu barbarisht një shqiptar në Zvicër e peson keq . Përleshja e dhunshme ndodhi në 25 mars 2017 në “Club Vior” të rrugës Löwenstrasse, ku një 29 vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë, ndërsa për këtë u arrestua një automekanik (24) nga Dübendorf .24 vjeçari grek kishte lindur në Cyrih, ndërsa të enjten doli përpara gjykatës për veprën penale.

Ai kishte qëlluar shqiptarin me grushta në fytyrë, duke e shtrirë përtokë. Shqiptari mori lëndime të rënda: theu hundën, një dhëmb dhe mori tronditje në tru. Për këtë është fajësuar 24 vjeçari grek, i cili gjithashtu përgjatë një përleshje kishte kërcënuar me vdekje një shofer dhe bashkëudhëtar, shkruan albinfo.ch.

“Grushtat ishin vetëm një tërheqje veshi”  Përpara gjykatës greku ishte i qetë dhe i qëndrueshëm, por sipas tij nuk kishte ndodhur ngjarja aq keq. 24 vjeçari ka mohuar kërcënimet me vdekje.

Përveç kësaj ai shtoi se në vend të grushtave ka pasur vetëm tërheqje veshi dhe shkelmat nuk kishin qenë masive, por vetëm goditje të lehta. Por ndryshe e pa ngjarjen Gjykata. Ajo foli për një vepër brutale dhe e dënoi grekun për kërcënime dhe lëndime trupore me tre vjet burg. Gjithashtu do dëbohet nga vendi për shtatë vitet e ardhshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com