Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur në Report Tv edhe për shqiptarin e arrestuar pak ditë më parë në Turqi, Met Kananin, i cili nga mediat turke njihet si “Eskobari shqiptar”.
Xhafaj tha se Kanani kryeson një grup të strukturuar kriminal, ndërsa paralajmëroi të tjera arrestime pas prangosjes së tij nga policia turke.
“Është një person me aktivitet kriminal i cili ka një aktivitet kriminal intensiv në fushën e trafikut të drogës. Është i njohur për aktivitetin kriminal jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi.
Ky procedim policor ka avancuar duke qenë një angazhim i përbashkët i disa agjencive përfshirë edhe ato turke, e cila dha një rezultat shumë pozitiv. Ai nuk ishte dhe nuk do të jetë i vetëm në përgjegjësinë penale”, – tha ai.