Trupat izraelite kanë vrarë katër protestues palestinezë dhe kanë plagosur 200 të tjerë në kufirin Izrael-Gaza, kanë njoftuar zyrtarë mjekësorë të Gazës, duke rritur në 24 numrin e të vdekurve në javën e fundit.
Ata kanë thënë se demonstruesit, duke përfshirë një 16 vjeçar, janë vrarë në protestën e cila ka filluar më 30 mars. Protestuesit, përfshirë edhe disa refugjatë janë duke kërkuar kthimin në tokën që tani i përket Izraelit.
Ata kanë ngritur disa kampe pak metra larg kufirit me Izraelin. Numri i protestuesve ka qenë më i vogël, krahasuar me protestën e 30 marsit, në të cilën kanë vdekur 17 palestinezë.
Ushtria izraelite ka deklaruar se në protestën e të premtes janë mledhur rreth 20,000 persona.
Izraeli ka thënë se protestat janë urdhëruar nga grupi militant, Hamas, në mënyrë që protestuesit të kalojnë ilegalisht në territor dhe të nisin sulmet.