Një person është ekzekutuar me armjë zjarri këtë të premte.
Viktima është Rexhep Alihasini 24 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzhë të Tropojës.
Autori i ngjarjes është identifikuar.
Ai është 25-vjeçari Safet Shabani, i cili është arratisur pas krimit.
Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Paraprakisht mësohet se sherri për motive banale ka degraduar deri në humbje jete.