Çfarë janë këto? Keca apo qengja? Angela Bermingham, e zonja e fermës në Claremorris në Co Mayo, Irlandë, është duke u kujdesur për çiftin e vogëlushëve që kanë ardhur në jetë papritur, pesë muaj pasi dhia e tyre e përkëdhelur e quajtur Daisy, kishte qëndruar një javë të gjatë me një dash në Cheviot në një fushë fqinj.
Zonja Bermingham, ka pagëzuar kafshët e saj të reja “This and That”, meqë në mënyrë të rregullt enciklopedia e tyre gjenetike është “pak nga kjo dhe pak nga ai”.
“Ata kurrë nuk janë të ndarë, ata janë si fëmijët e vegjël, ata pëlqejnë të luajnë dhe të kërcejnë lart e poshtë. Ata janë si dreri dhe janë shumë, shumë të shpejtë”.
Sipas ekspertëve të blegtorisë, ata mund të jenë hibridët e vetëm të mbijetuar të llojit të tyre në botë. “Për të mbijetuar një hibdrid është e rrallë, por të kesh dy binjakë të shëndetshëm duhet të konsiderohet si një mrekulli”, tha Holmes, i cili ka bërë hulumtime të gjera mbi rastet.