Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku një person ka goditur me thikë tre persona, e më pas është larguar nga vendngjarja për t’i shpëtuar policisë.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, por mësohet se autori i dyshuar, i shpallur në kërkim, është një shtetas me inicialet G.SH.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë postës, në një zonë tepër të frekuentuar.