Loading...

Kush do të arrestohet sot?! Rama kërcënon Bashën e Kryemadhin: Për të zënë rrugët, lala Gjonin e Maçokun me çizme i shtyn diçka që po ndodh sot

Edi Rama, kreu i qeverisë shqiptare, ka paralajmëruar se diçka do të ndodhë sot. Madje ka paralajmëruar rëndë dhe dy krerët zyrtarë të opozitës Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se e dinë se çfarë do të ndodhë sot.

Kryeministri e bëri këtë deklaratë sot në sallën bosh të Kuvendit, teksa nënvizoi se ka një zhvillim të ri që po ndodh sot.

Për më tepër sipas tij dhe liderët e opozitës e dinë shumë mirë dhe për këtë arsye kanë dalë në protestë. Ai nuk dha të tjera detaje se për çfarë bëhet fjalë, por tha se shumë shpejt do e shohin të gjithë shqiptarët.

“Çfarë i shtyn ata të dalin atje? Çfarë e shtyn lala Gjonin dhe maçokun me çizme që të thonë se do presim sa të dalë raporti i KE? i shtyn diçka që po ndodh sot, që ata e dinë shumë mirë dhe shumë shpejt do e shohin të gjithë shqiptarët”, tha Rama.

Mbetet mister se çfarë do të ndodhë, pavarësisht se vetëm burgu mund të detyrojë liderë politikë të dalin dhe të aplikojnë mosbindjen civile duke bllokuar akset kryesore në vend. Do të ketë arrestime të “Peshqve të Mëdhenj” sipas Ramës?! Mbetet për t’u parë apo për të pritur deri në mbylljen e ditës së sotme. Por Kreu i qeverisë shqiptare ka përmendur dhe dy dosje të mëdha, atë të “Gërdecit” dhe të “21 janarit” që sipas tij nuk i ka harruar.

“Është drejtësia që duhet të bëjë drejtësi. Nuk ka qeveria asnjë të drejtë kushtetuese që të bëjë drejtësi. Kujt më thotë që ju e harruat atë që thatë që do shkojnë përpara drejtësisë që bënë “21 Janarin” e “Gërdecin” i them: më merr te keqen, sepse jo vetëm që nuk e kemi harruar por kemi ndërmarrë reformën më të fortë që do vendosë në shina një sistem drejtësie që do marrë përpara ata që i ngulin çdo ditë thikë pas shpine këtij vendi”, tha Rama.

Mos janë këto dy dosje që do të hapen dhe që kanë si protagonistë Berishën, Bashën dhe Metën. Kryeministri ka paralajmëruar rëndë dhe fundi i ditës do të vertetojë nëse do të hyjë ndonjë “peshë e rëndë” në burg apo Rama e ka bërë këtë deklaratë i detyruar nga presioni i protestës së opozitës dhe mosbindjes civile të saj./Pamfleti.net

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com