Loading...

Vrasja e Devi Kasmit, dosja shkon te Krimet e Rënda

Dosja për vrasjen e Devi kasmit do të kalojë tek Krimet e Rënda për shkak të kompetencës.Të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e tij dyshohet ë jenë të përfshirë në grup të strukturuar kriminal.

Bëhet me dije se gjyqtarja e Tiranës Ardiana Bera shpalli moskompetencë.

Krimet e Rënda mësohet se do të vlerësojnë masën e sigurisë për Elton Halipaj, 36 vjeç, Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, Malvin Dinellari, 30 vjeç,  Elton Hoxhallari.

Devi Kasmi u vra në pallatin që banonte, në një rrugicë të errët me emrin “Petro Cani”. Ai e kishte ndryshuar emrin qe kishte Dëfrim Kasmi dhe mbante nje profil te ulet ne publik.

Në arkivat e Policisë, emri i Devi Kasmit, apo Dëfrim Kasmi, siç quhej deri disa vite më parë, nuk figuron si person i proceduar apo ndaluar për ndonjë vepër penale. Megjithëse ka pasur dyshime për implikimin e tij në ngjarje të rënda, droga apo edhe përfshirja në vrasje, Kasmi nuk është ndaluar apo shoqëruar ndonjëherë nga Policia, pasi asnjëherë nuk ka pasur prova të mjaftueshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com