610 –Kurani zbret në Tokë, sipas besimit mysliman: Muhamedi – 40 vjeçar – ndodhej në mal në Shpellën Hira (3 km nga Meka), duke agjëruar, lutur, medituar, vetëm, në heshtje, mbështjellë me mantelin e tij, në errësirën e natës, kur papritur dëgjoi një zë – “Lexo!” – “Nuk di të lexoj!” u përgjigj Muhamedi – “Lexo!” – përsëriti zëri – “Në emër të Zotit, i cili ka krijuar çdo gjë, që krijoi njeriun prej gjakut të gjakut, Lexo! Në emër të më të Lartit, i cili mësoi njeriun të përdorë penën; që derdh mbi shpirtin e tij rreze dijesh dhe mëson atë që më parë ishte i paditur” – Kur Muhamedi mbaroi së lexuari zbulesën e zbritur nga Qielli, zëri shpalli: “Oh, Muhamed, vërtetoj se ti je Profeti i vërtetë i Perëndisë dhe unë jam engjëlli i tij, Xhebrail!”
1722 – Pjetri i Madh i Rusisë heq taksën e mjekrës, pas rreth 25 vjetësh. Të ardhurat nga kjo taksë përdoreshin për modernizimin e shoqërisë ruse sipas modelit evropian.
1896 – Lojrat e para moderne Olimpike u hapë në Athinë, Greqi. Lojrat tërheqën atletë nga 14 vende; ekipet më të mëdha që ishin nga Greqia Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe. Më 6 prill 1896, amerikani James Connolly fitoi garëshin e kërcimit të trefishtë të bëhet kampioni i pare olimpik në më shumë se 1500 vjet.
1917 – SHBA i shpall luftë Gjermanisë, duke hyrë në Luftën e Parë Botërore.
1981 – Qeveria jugosllave dërgon trupa në Kosovë për të shtypur protestat e studentëve shqiptarë kundër kushteve të këqija të jetesës dhe që u shndërruan në demonstrata masive me thirrjet “Kosova Republikë!”
1991 –Ylli argjentinas i futbollit Diego Maradona pezullohet për 15 muaj nga Seria A për testim pozitiv për përdorim të kokainës
1992 – Trupat serbe fillojnë rrethimin e Sarajevës, që zgjati deri më 29 shkurt 1996 (1.425 ditë); tre herë më shumë se rrethimi i Stalingradit dhe një vit më shumë se rrethimi i Leningradit nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore.