Një shpërthim me tritol ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës së shtetasit Adem Selimi.
Një shpërthim me tritol ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të banesës së shtetasit Adem Selimi.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Report Tv mësoi se pronari i banesës që i është vënë tritoli është i afërm i shtetasit Klodian Selimi, i cili është dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.
Megjithatë, mësohet se Adem Selimi nuk është person i skeduar, me të kaluar të dyshimtë apo me precedent penal. Adem Selimi njihet si person i qetë dhe pa probleme në Lazarat. Gjithashtu, nuk është zbuluar ende ndonjë rrethato konfliktuale që të ketë shkaktuar këtë ngjarje të ndodhur mëngjesin e sotëm.