Pas skandaleve të shumta me dopingun, peshëngritja shqiptare ka hedhur një hp të rëndësishëm për të ardhmen, Ish-presidenti Elez Gjoza dha dorëheqjen, ndërkohë sot është zgjedhur në këtë post Theodhor Masllavica.
Në zgjedhjet e sotme, konkurrenti i tij ishte Ilir Topuzi. Megjithatë, Masllavica në fund triumfoi me rezultat të pastër, duke marrë mbështetjen e shumicës prej anëtarëve të Federatës.
Masllavica është një biznesmen që i ka qëndruar afër peshëngritjes, duke mbështetur shpesh talentet e rinj, ndërkohë që tani ka në dorë ta zhvillojë edhe më shumë këtë sport.