Ka nisur protesta e opozitës në gjithë vendin. Porotestuesit kanë nisur bllokimin e rrugëve në shenjë mosbindje civile ndaj qeverisë. Akset që bllokohen janë: Rrethrrotullimi Milot për Veriun, Rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, Rrethrrotullimi në Çermë për Jugun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme.
Sot Lulzim Basha ka provën e forcës. Sot do shikohet sa luftëtar është kryetari i PD-së në terren e jo nga zyra e konferencave të shtypit. Sot Lulzim Basha ka lajmëruar se do jetë i pari që bashkë me protestuesit në Vorë do të dal në rrugë për të bllokuar autostradën në shenjë revolte ndaj kryeministrit Rama.
Ndërkohë burime konfidenciale nga policia e shtetit thonë se janë dërguar shumë forca policie në Vorë dhe kudo ku opozita do të tentojë se do të bllokojë rrugët.
Bile urdhëri është se kushdo guxon të bllokojë rrugët do të arrestohet. Por a do të guxojnë ta ndalojnë dhe shoqërojnë në komisariat Lulzim Bashën?
Të presim, por nuk duket se do të guxojë policia t’i afrohet kur Lulzim Basha i cili do të dalë në mes të autostradës.
Në momentin që opozita ka bllokuar gjithë akset kryesore të vendit, mazhoranca ka zgjedhur të zhvillojë një seancë të rregullt të Parlamentit. Në orë 09:30 deputetët e PS janë mbledhur për të zhvilluar mbledhje grupi. Ndërsa më pas do të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendi. Zhvillimi i seancës pa opozitën duket se është marrë si tjetër provokim nga partitë e opozitës.
FOTO NGA PROTESTA
Protestuesit në Elbasan hedhin tymuese dhe djegin goma
Bllokimi i rrugës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, ka ndodhur edhe në Bradashesh të Elbasanit.
Me qindra persona, në prani edhe të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë bllokuar këtë aks mjaft të rëndësishëm, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për të gjithë juglindjen.
Përveçse kanë bllokuar rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë djegur goma.
FOTOLAJM/BASHA NË PROTESTË