Loading...

Mosbindja civile, çfarë skenari pritet të ndodhë me Kuvendin?

Opozita shqiptare nis sot në orën 10:00 aksionin për mosbindjen civile.

E para gjë që do bëjë është bllokimi i disa akseve kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Në funksion të kësaj proteste opozita kërkoi që seanca plenare e parashikuar në orën 10:00 të shtyhet në orën 18:00.

Por Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet si zakonisht sot në orën 10:00 në seancën e përjavshme, siç njoftohet së paku në faqen zyrtare të institucionit.

Njoftimi tregon se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka refuzuar shtyrjen e seancës për 8 orë më vonë, siç i është kërkuar nga opozita.

Ndërkohë grupi parlamentar i LSI ka kërkuar nga Gramoz Ruçi që të përjashtojë nga punimet e Kuvendit kryeministrin Edi Rama, pasi ata pretendojnë se në seancën parlamentare të kaluar Rama ka përdorur fjalor fyes ndaj opozitës dhe qytetarëve, pas protestës në Rrugën e Kombit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com