Duket se nuk është fare pa gjë inisiativa e Bashës për mosbindje civile dhe aq më shumë që nuk po gjen përkrahje. Në të gjithë vendin po organizohen vatra që duan të përfitojnë nga lëvizja e opozitës aq më shumë që krah Bashës është dhe Kryemadhi, duke e bërë më të fortë dhe më të ndershme këtë opozitë.
Një vatër proteste po përgatitet edhe nga banorët e Ishmit të cilët prej kohësh ndihen të vjedhur dhe të persekutuar në pronat e tyre. Madje ata kanë pritur me entuziazëm fillimin e mosbindjes civile duke u shprehur se po përgatiten që në ditën që do të bllokohen rrugët ata do të sulmojnë vilat e politikanëve në Gjirin e Lalëzit, vila të cilat jo vetëm janë në pronën e tyre por janë marrë pa asnjë bazë ligjore përvec se lamxhikut të pushtetit.
“Ku e gjeti tokën në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina e me dhjetra politikanë të tjerë. Shumë mirë ka bërë Basha që kërkon mosbindje civile edhe Monika se ajo është ndarë nga Iliri se e kam ndigju në televizor unë që rri edhe nga dy javë pa e taku. Basha po tregohet I ndershëm dhe e ka me hak Sali Berisha dhe Ilir Meta tu prishen vilat në tokën e të parëve tanë, aty kun a kanë grabitur. Hallall dhe Monikës që po është me popullin në kësi rastesh dhe jo me Ilirin.
Liderët kështu e tregojnë veten. Për hatër të popullit i bojnë mutin edhe burrit edhe pse është president”, është shpreh S.B për bulevard news, ndërsa ka thënë se është e turpshme që politikanë nga i gjithë vendi apo edhe biznesmenë po edhe gazetarë të njohur kanë zaptuar pronat e qytetarëve dhe banorëve atje duke ndërtuar bizneset dhe vilat e tyre për të thyer rekorde noti apo dhe ecje. Sipas tyre është ngritur një grup organizator që po përgatitet për të organizuar djegiet dhe plaçkitjet në këto vila dhe se pritet që një numër i madh banorësh të jenë present.
“ Po kur ata kërkojnë të lirojnë djemtë që dogjën pronën e shtetit e çfarë po na gjen ne që po shkatërrojmë vilat e politikanëve hajdutë dhe kriminelë? Basha po më pëlqen se është ty u bo lider, ndërsa për Kryemadhin ajo e ka treguar veten. Jemi konsultuar gjatë këto ditë dhe kemi pyetur cfarë është mosbindja civile dhe na rezulton se jemi në një mendje me Bashën dhe Kryemadhin. Duhet djegur dhe shkatërruar cdo gjë që është e paligjëshme. “, tha një tjetër banorë .
Ndërkohë që banorët janë shprehur se nuk do të kursejnë as edhe bizneset e atyre që i kanë qeverisur si drejtues lokal duke u shprehur entuziastë se më në fund drejtësia i ka prangosur po jo të gjithë. Sipas tyre janë mijëra m2 tokë në bregdet që janë uzurpuar nga pushtetarët duke filluar nga ish kryeministra që i bëjnë edhe karshillëk banorëve , por që nuk mungojnë dhe njerëz të lidhur me pushtetin.
“ Kemi parë pamjet filmike të Rrugës së Kombit dhe kemi studiuar se kur qytetarët kanë të drejtë dhe për këtë kemi sigurar edhe mjetet plasëse pod he ata ndezëse. Presim vetëm urdhërin e Bashës dhe për dy sahat i keni çullak të gjitha vilat. Monika që është me ne e që është distancuar nga Meta duhet të vijë të marrë çizmet nëse i ka harruar aty. Për këtë nuk mbajmë përgjegjësi dhe pse ajo është kthyer në liderën tonë për të djeg dhe shkatërru”, është shprehur një tjetër banorë.
Gjithsesi ajo që dihet është se këta banorë e kanë treguar një herë veten , ndërsa as vetë policia nuk mundi ti nënshtronte dot. Janë me qindra familje atje që pretendojnë se ju është vjedhur toka dhe ju është dhënë pushtetarëve apo njerëzve që kanë qenë të lidhur me pushtetin, të majtë dhe të djathtë. Pas përkrahjes që i bëri Grida Dumës, kjo është hera e dytë që Ishmi dhe banorët e tij si njësi administrative i kthejnë sytë nga PD dhe Lulzim Basha!