Në një kohë kur i gjithë vendi po zien nga protesta e zhvilluar në Rrugën e Kombit, nga ana e Partisë Socialiste dhe qeverisë nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me këtë çështje. I vetmi që ka reaguar ka qenë zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
Në një status në rrjetet sociale ai ka thënë se kjo situatë është e ngjashme me atë të sulmeve të 14 Shtatorit 1998.
Statusi i Petro Koçit
“PD kërkon të sulmojë mbi gjykatën si në 14 shtator” shkruan në rrjetet sociale Petro Koçi, duke evokuar në fakt 14 shtatorin e vitit 1998 kur vendi kaloi në kaos pas protestës së dhunshme në ceremoninë e varrimit të ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari.