Nga dita e punës në Qarkun e Vlorës, me Prefektin Z. Flamur Mamaj, Kryetarin e Bashkisë Vlorë Z. Dritan Leli dhe deputetët Znj. Vilma Bello, Z. Vullnet Sinaj, Z. Fate Velaj dhe Z. Edmond Leka, për t’u njohur më nga afër me sfidat dhe problematikat që paraqet kjo zonë.
- Gjatë takimit me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe drejtorive të Bashkisë Vlorë, nënvizova rëndësinë e qendërzimit të shërbimit tek qytetari dhe sipërmarrësi.
Në takimin me qytetarë të ndryshëm gjatë vizitës inspektuese në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, theksova përgjegjësinë tonë maksimale në ofrimin e shërbimeve me qëndër qytetarin e bashkohore, si dhe tolerancën ZERO ndaj çdo forme të korrupsionit nga ana e punonjësit publik.
Rëndësia e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për qeverinë shqiptare dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit tonë, ishte tema kryesore e një forumi të hapur me studentë të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” së bashku me Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së në Shqipëri️ dhe Përfaqësuesin e Përhershëm të PNUD Z. Brian J. Williams.
Në përfundim të vizitës në Vlorë, shumë e kënaqur gjithashtu që inspektova nga afër një prej investimeve më të fundit në zonën e Kaninës, atë të një thertoreje, e cila pritet të hapet në fund të muajit Prill duke siguruar punësim për banorët e zonës dhe duke garantuar gjithashtu standardet më bashkohore evropiane në cilësi dhe kontroll. Nga Senida Mesi