Loading...

Holanda do të presë festivalin e tulipanëve si “vepra arti”

Vendi i tulipanëve, nga 22 prilli në 7 maj do të mbajë festivalin dedikuar tulipanëve me titull “Noordoostpolder”.

Bëhet fjalë për një terren që i është marrë detit në 1940-n dhe ndodhet vetëm 4 metra mbi nivelin e detit. Ky lloj tereni është veçanërisht i përshtatshëm për kultivimin e tulipanëve.

Gjatë festivalit mund të admirohen  2000 varietete tulipanësh që çelin çdo pranverë në Noordoostpolder.

Ky event tërheq çdo vit mijëra vizitorë për një spektakël të vërtetë ngjyrash. Për të parë të gjithë këtë mrekulli duhen përshkuar 106 km, të cilat mund t’i bësh në biçikletë, me autobus apo edhe me karrocë.

Mënyra më e mirë për të shijuar pamjen në 360 gradë është me helikopter.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com