Loading...

“Autoambulanca rozë”, mamografi dhe papteste falas

Në javën e shëndetit, “autoambulanca rozë” që ka rrugëtuar nga Turqia në Shqipëri, do të ofrojë për 3 ditë shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas për gratë në sheshin Skënderbej, nga mjekë turq dhe shqiptarë.

Në ceremoninë e çeljes së kësaj nisme ishin të pranishëm Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Ogerta Manastirliu dhe zv/Ministri i Shëndetësisë së Turqisë z. Ahmet Baha Ogutken.

“Jemi në javën e shëndetit e cila kulmon me 7 Prill, në ditën Ndërkombëtare të  Shëndetit, ndaj dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të rikthyer edhe një herë vëmendjen te rëndësia që ka parandalimi i hershëm i sëmundjeve, posaçërisht sëmundjeve tumorale sepse shpëton jetë! Ndaj dua të bëj një ftesë për të gjitha gratë që të mos e neglizhojnë kontrollin për kancerin e gjirit dhe kancerin cervikal, që për fat të keq, janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve nga kanceri te gratë në Shqipëri”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal gjithashtu edhe te zgjerimi i programeve parandaluese të ofrimit të shërbimit në komunitet, aty ku janë nevojat, përmes mamografëve të lëvizshshëm në të gjithë vendin.

“Vetëm në muajt e parë të këtij viti u kryen rreth 900 mamogafi, ndërsa në vit realizohen rreth 5 mijë mamografi falas përmes mamografëve të lëvizshëm në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër ne po fuqizojmë spitalet rajonale me aparaturat e nevojshme për ofrimin e shërbimit aty ku janë nevojat. Pesë mamografi të reja do të instalohen këtë vit në spitalet rajonale Durrës, Kukës, Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër”, tha Manastirliu.

Në këtë javë, Qeveria turke po mbështet Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë me dy nisma dhe programe të rëndësishme, siç është “autoambulanca rozë” dhe trajnimi i mjekëve dhe infermierëve për urgjencën mjekësore.

Zv/Ministri I Shëndetësisë së Turqisë, z. Ogukten deklaroi se shërbimi do të ofrohet falas për të ndihmuar gratë shqiptare për parandalimin e hershëm të sëmundjeve tumorale.

“Shpresojmë që të gjitha gratë të rezultojnë të shëndetshme nga këto ekzaminime, por nëse do të ketë gra që do të kenë probleme që lidhen me tumoret, ne do të garantojmë kurimin e një pjese prej tyre në

“Autoambulanca rozë” do të qëndrojë 3 ditë në sheshin Skendërbej nga ora 09.00-18.00 për të ofruar shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas për gratë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com