Loading...

Ky është tropojani që u qëllua me armë zjarri nga 2 persona me maska në Tiranë

[sgmb id=”1″]

Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në rrugën “Xhanfize Keko” ka lënë të plagosur me dy plumba një të ri nga Tropoja.

Aksidenti i ndodhur pranë Xhamisë ka qenë një atentat ndaj personit të quajtur Devis Rrustemaj.

Devis Rrustemaj është qëlluar nga një shtetas, i cili po udhëtonte më motor bashkë me një person tjetër, ka njoftuar Policia.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariat, 26-vjeçari ka dhënë identitet të rremë, por nga verifikimi rezultoi se ai nuk kishte emrin e dhënë. Nuk dihet ende se pse Rrustemaj ka tentuar të fshehë identitetin e tij, kur ai është viktima në këtë mes, por Policia ngre dyshimet se ai mund të jetë i frikësuar nga plagët që ka marrë dhe atentati i papritur në mes të Tiranës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Ndërsa burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 26-vjecari Devis Rustemaj së bashku me mikun tij Anxhelino Çervanaku kanë kërcënuar me armë zjarri në vitin 2015 djalin e një biznesmeni të njohur karburantesh në Tiranë për shkak të një borxhi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë: Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë një Xhamie, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Devis Rrustemaj, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, i cili është plagosur në pulpën e këmbës së majtë duke i shkaktuar thyerje të kockës. Ky shtetas ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën. Nga dëshmia paraprake e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se, dy shtetas i janë afruar me një motorr me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë ku pasagjeri i motomjetit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë shtetasin D. Rr. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com