Pas bërjes publike të dokumentit të kompanisë IFC ku për rrugën e kombit në vitin 2011 të qeverisë “Berisha” ku kishte 3 skenare për tarfimin e kësaj rruge që varionin nga 5.5 në 9 euro për veturë, Ish-Kryeministri ka reaguar në facebook.
Berisha duke hedhur poshtë faktin se ka kërkuar që kjo rrugë të tarifohet shkruan se po të donte ai e vendoste tarfiën, por nuk e bëri.
Mirëpo këtë që thotë sot Berisha e përgënjeshtron deklarata e të ndjerit Sokol Olldashi, Ministër i Transporteve në qeverinë Berisha, kur shprehej se në datë 14 qershor të vitit 2012 se: Tarifa për autostradën Milot-Morinë, në veri të vendit, do të jetë mbi vlerën e 5.0 eurove.