Në ditën botërore të Autizmit, Ora News sjell historinë e vajzës 9 vjeçare që vuan nga autizmi. Këtë çrregullim tek vajza e tyre, prindërit e kanë zbuluar në moshën 3 vjeçare. Për ta fillimi ka qenë shumë i vështirë, por jo i pakapërcyeshëm.
Kjo është Arjana Çela 9 vjeçe nga fshati Visok i Mallakastrës.
Familjarët kanë arritur ta zbulojnë që në moshën 3 vjeçare që vajza e tyre ishte ndryshe nga të tjerët e ndërsa shrehen se pavarësisht se vështirësive të mëdha , ia kanë dalë t’i kapërcejnë.
Çela: E kemi zbuluar në moshën 3 vjeçe, pasi u bë diagnostikimi i vajzës që ishte autike filloi një punë intensive që nga familja, nga specialistët në qendra të ndryshme pastaj me kopshtin dhe hap pas hapi, duket e vështirë por dhe e bukur si rrugë.
Artan Çela ka edhe një mesazh për të gjithë prindërit me fëmijë autikë.
Çela: Duhet të luftojmë më shumë ne prindërit për këta fëmijë, me veten tonë. Duhet ta kuptojmë ne të parët, pastaj fëmijët.
Në Fier rreth 72 persona janë të prekur nga autizmi.
Për specialistët që merren me fëmijët me aftësi ndryshe tregojnë që me përkujdes të veçantë mund të kapërcehen vështirësitë.
Psikologia:Janë 48 fëmijë që janë në sistem dhe 32 fëmijë që vijnë nga shkollat gjithëpërfshirëse në qendrën tonë. Nuk janë thjesht fëmijë me çrregullim. Përpos këtyre, këta fëmijë kanë talente të ndryshme.
Ndërkohë edhe në Elbasan është mbajtur një marshim sensibilizues për fëmijët autikë, ku janë të regjistruar rreth 100 raste të prekur nga ky çregullim.