Lulzim Basha është shpërfytyruar, ditën që demokratët e Kukësit nuk i’u bindën atij dhe Flamur Nokës, i cili deklaroi me urdhër të liderit të opozitës, përpara gjithë shqiptarëve në foltoren e Parlamentit, se protesta e ditës së shtunë ishte një tubim që do të organizohej nga socialistët, të cilët kishin përgatitur dhe terrenin me mjete për të shkatërruar gjithçka me qëllim për t’ia faturuar “koston” e dëmeve të djathtës së bashkuar dhe të majtës së çorientuar të Kryemadhit.
Ndaj Muli paralajmëroi se demokratët do të distancoheshin nga dhuna e qëllimshme, por kjo nuk ndodhi, duke mos u realizuar kërkesa që i kishte bërë Basha: Dështimin e protestës. Arsyet se përse Basha ishte anti protestë ua kemi shpjegur shqiptarëve në një shkrim të djeshëm (SKANDAL/ Lulzim Basha e vjedh dy herë Rrugën e Kombit! I merr 250 mijë euro “Kastratit” për të mos dal në protestë). Por kush e ka parë Bashën këto ditë, duhet ta ketë vënë re një kuqje të madhe në të dy sytë.
Kjo, jo për merakun që ka për qytetarët kuksian, por për problemin e madh që i hapën me mikun e tij Çet Kastrati. Përpos dëmit që i shkaktoi duke e mashtruar, specialitet që e ka në shkallën më të lartë e me titull “Mjeshtër i Madh”, Basha nuk mund të mbylli sytë sepse nuk di si të veproj: T’i kthej Çetit 250 mijë eurot si kapar që mori për të mos marrë pjesë në protestë, apo t’i pagoi dëmet që i bëri duke shtuar dhe 250 mijë të tjera?!
Luli në fakt nuk është mësuar të paguaj për dëmet, e as të rri pa gjumë, por kësaj radhe, kur pazarin e tij të pistë e dinë dhe disa të tjerë nga brenda PD-së, vlera e marrë “dorën e parë” tani ka dhe një këst si interes i shtuar. Nëse merret vesh, Lulzimi nuk dihet se sa do të paguaj nga frika e atyre që i mashtroi dhe i la në mes të rrugës për 250 mijë euro “të qelbta”. Ndaj skuqja e syve dhe pagjumësia do vazhdoi gjatë, deri kur të qetësohen gjakrat!