Gati gjysma e fluturimeve në Europë janë shtyrë për shkak të një defekti të rëndë teknik.
Sipas organizatës së monitorimit të fluturimeve Eurocontrol sistemet kompjuterike të menaxhimit kanë dalë jashtë funksioni duke shkaktuar shtyrjen e fluturimeve të shumta.
Shtyrjet kanë shkaktuar panik te udhëtarët ndërsa inxhinierët po punojnë për riparimin e defektit.