Sali Berisha po dridhet nga gjunjët. Jo nga mosha, sepse doktori di si të kujdeset për veten, por nga frika e Vettingut.
Nga frika e humbjes së pasurisë së tij dhe burgimit të fëmijëve nga vjedhja e madhe që i kanë bërë vendit, e denoncuar kjo edhe nga mazhoranca, Berisha po mundohet që të fundosë Bashën për të shpëtuar lëkurën e tij.
Pasi dështoi vitin e kaluar dhe nuk arriti që Basha të bojkotonte zgjedhjet e 25 qershorit, Berisha i është rikthyer sërish të njëjtit qëllim.
Ai kërkon që të bojkotohen zgjedhjet nga PD në mënyrë që Vettingu të bllokohet dhe të shpëtojë ai dhe pasuria e dinastisë Berisha.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Berisha u tregua i vendosur në qëndrimin e tij, duke shtuar se opozita duhet të bojkotojë zgjedhjet lokale dhe vendore.
“Opozita e ka marrë mesazhin dhe ajo që është e përqendruar në transkriptimin e këtij mesazhi. Këtë ditë opozita do ta shndërrojë në ditë historike dhe mosbindja civile do përfshijë mbarë vendin për t’u kthyer shqiptarëve shpresën dhe besimin te ligji. Të gjitha llojet e formave janë mbi 50 manuale. E ka djegur mandatin e vet Rama. Ata që vendosën flamurin në Kalimash ata nuk ka vend në Shqipëri që nuk vendosin flamurin e tyre. Opozita është deklaruar për mosbindje civile. Nuk do ketë zgjedhje me Edi Ramën. Për mendimin tim, ky është mendimi im PD nuk duhet të futet në zgjedhje, në asnjë palë zgjedhje.”
Vettingu është gijotina që do ti presë kokën Berishës, Shkëlzenit dhe Argitës. Por ujku i vjetër i politikës, tenton të fundosë Bashën që të shpëtojë familjen e tij. Tipike taktikë komuniste. Si Enver Hoxha që për pushtetin e tij absolute eliminoi të gjithë shokët, Berisha tenton të zhdukë Bashën nga politika për të shpëtuar veten.
Kjo është hera e dytë që Berisha hedhë në greminë Bashën. Herën e parë, zbarkoi i gjithë Brukseli në Tiranë dhe e bindi Bashën që të futet në zgjedhje. Por këtë herë, kush do e shpëtoi Lulin?