Madalena Jozja është vajza me origjinë nga Shkodra, por e lindur në Selanik, e cila po “çmend” grekët me talentin e saj në kuzhinë.
22-vjeçarja ka studiuar 4 vite për kuzhinë në Greqi dhe tashmë është pjesë e garës në një prej konkurseve më të famshme të gatimit “Hell’s Kitchen”.
Madalena ka arritur të ngjisë me shpejtësi dhe sukses shkallët e këtij konkursi.
Familjarët e Madalenës thonë se ajo pasionin e gatimit e ka ushqyer që në fëmiri, e sot po shkëlqen në Greqi. Ndoshta në një të ardhme Madalenën e bukur do ta kemi një shefe kuzhine me famë edhe në Shqipëri.