Loading...

Nuk e di vërtet seç pata, Nuk e di pse shpejt u plaka! Sos vërtet qenkam i plakur! Kot e kini, se s’jam … Vargje nga i madhi Lefter Cipa

Shpirti i pa mpakur!

( Këngë në përvjetorin e ditëlindjes)

Nuk e di vërtet seç pata,
Nuk e di pse shpejt u plaka!
Sos vërtet qenkam i plakur!
Kot e kini, se s’jam zbardhur.

Ta dini, kjo zemra ime,
e shkon natën në përgjime.
Në përgjim, se dikë’ pres,
do ta pres, sikur të vdes!

Pres dhe pres dhe dita vjen,
Dita vjen, nata shkëlqen.
Ja një dritë pranë më shfaqet.
Fletë e thellë e zemrës hapet.

Erdhi drita, vërtet më erdhi,
Zjarri pashuar më mbeti,
Unë mes prushit rri i heshtur,
Sa jetëgjatë dhe i qeshur.

Por një zë i gjuhës së shkurtër,
Më flet lehtë e më flet bukur.
Unë i flas, zë që rrjedh grykës,
Si qumështi përbrenda sisës.

Ja, pesë drita seç pikojnë,
Shpejt ato më djalërojnë.
Kot e them që sot jam plakur,
shpirti im nuk ka të mpakur!

( Nga libri ne ardhje )

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com