Loading...

Erdogan kërcënon sërish kryeministrin e Kosovës: Po të duam ta rrëzojmë qeverinë

“Hashim Thaçi ka gënjyer publikisht qytetarët e Kosovës kur tha se nuk kishte dijeni për rrëmbimin e mësuesve turq nga shërbimi sekret turk me ndihmën e shtetit paralel të tijin dhe të Pacollit brenda strukturave qeverisëse”.

Gënjeshtrën e Thaçit e ka zbuluar sot presidenti i Turqisë Erdogan gjatë një fjalimi me mbështetës të partisë së tij.

Erdogan e falënderoi publikisht Thaçin për bashkëpunimin duke paralajmëruar se të njëjtin bashkëpunim për rrëmbimin e mësuesve të tjerë do ta kenë me presidentin e Kosovës edhe në vijim.

“Jazëk të qoftë kryeministri i Republikës së Kosovës që shkarkove ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës. Ndërkohë dua të falënderoj shumë presidentin e Kosovës, i cili ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë. Po të duam ta rrëzojmë qeverinë dhe ke për ta pësuar me këtë që ke bërë. Në Kosovë do të bëjmë operacione të tjera të ngjashme me ndihmën e presidentit të Kosovës”, tha Erdogan.

Në këtë mënyrë, presidenti një shteti tjetër ndërhyn në mënyrë flagrante në punët e Kosovës duke kërcënuar se mund të rrëzojë apo ngrejë kryeministra dhe qeveri.

Pritet reagimi i Haradinajt, pasi ky është kërcënimi i dytë publik i Erdoganit ndaj tij, ndërkohë që ka përshëndetur Thaçin për ndihmën që i dha në rrëmbimin e mësuesve turq.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com