Për bukuritë natyrore jemi mësuar shpeshherë të lexojmë në përrallat më të bukura, dhe gjithmonë kanë qenë të përshkruara si perfekte.
Por ëndrrat bëhen realitet, sepse në vijim do ju tregojmë listën e pesë qyteteve më të bukura në botë . Madje ato konsiderohen si edhe qytetet më të vizituara gjatë 10 viteve të fundit.
Nëse në këtë listë gjeni vende që ende nuk i keni vizituar, mos ngurroni…
- Colmar, Francë
Colmar, një qytet piktoresk francez pranë kufirit gjerman, ndodhet në “Road Wine”, duke u bërë kështu “kryeqyteti” i verërave të Alsasit.
2. Ishujt Faroe
Ishujt Faroe, që do të thotë Ishujt e Deleve, është një grumbull i ishujve 18 (17 te banueshme), të cilat janë homonim arkipelag në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Skocisë, Norvegjinë dhe Islandën.
- Kështjella Neuschwanstein
Kështjella Neuschwanstein, qe u ndërtua në vitin 1869 nga Ludovigu i II i Bavarisë, duket si një imitim fantastik i një kështjelle mesjetare. Në majën më të lartë, mbi lumin Pöllat, janë ndërtuar kulla, nga tre arkitektë të ndryshëm të Mbretit.
- Cappadocia, Turqi
Formacione gjeologjike të një bote tjetër, kisha dhe manastire të gdhendur në gur ranor të butë dhe një popull i varfër, por i qeshur dhe mikpritës; me një fjalë Cappadocia.
- Hoi An, Vietnam
Një qytet i Vietnamit me karakteristika të veçanta. Bregu historik i një porti, i cili shumë herët u bë një qendër multikulturore e tregtisë. Koha jo vetëm nuk e ka prekur këtë vend, por duket sikur e ka mbrojtur atë nga dëmtimet. Hoi An, me 865 shtëpitë-muze, u kujton vizitorëve epokën e lavdishme të tregtisë së portit të dikurshëm.