Gjatë protestës së djeshme, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Kukësi, veç aktivistëve dhe familjarëve, kishte të infiltruar edhe elementë politikë, të cilët në disa raste u etiketuan nga shoqëria civile dhe u ftuan që të mos e politizonin edhe këtë protestë, dëgjohet edhe një zë i dyshimtë që i drejtohet dikujt nga të pranishmit duke i përmendur paratë.
Në videon e siguruar nga Report TV dëgjohen këto thirrje:
“Pse nuk dilni te kryeministria?”
“Poshtë Rama! Poshtë Rama!”
Deri në momentin kur një i pranishëm, i identifikuar si anëtar i FRPD-së, i drejtohet dikujt:
“Ça ke more burrë, se do i marrësh lekët, ça ke”.
Pamjet me video dhe audio flasin vetë.