Mbrëmjen e sotme familjarët, por edhe Shoqëria Civile janë mbledhur duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.
‘Lironi shqiptarët, arrestoni grabitqarët’ ishin disa nga thirrjet e qytetarëve para Drejtorisë së Tiranës
Aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi u shpreh se policia nuk po lejon familjarët dhe avokatin që të takojë protestuesit e ndaluar.
“Nuk shoqërohen kuksianët në Tiranë. E ndalon ligji. Këtu nuk lejohet edhe avokati që ti takojë’ tha ajo. Ndërsa pas disa tentativave, është pranuar nga policia që djali të takojë babanë, Ahmed Topi 70-vjeç, i cili është i ndaluar nga mbrëmja e djeshme në Kukës.
“Jo për partinë, por për Kukësin dhe Shqipërinë. Protesta nuk është politike, Jeni plehra” ishin disa nga brohoritjet dhe thirrjet e tyre kundër deputetëve të PD.
Njëri nga deputetët e PD, Strazimiri është futur në Drejtorinë e Policisë për të marrë informacion për personat që u ndaluan në Kukës dhe u transportuan në Tiranë.
https://youtu.be/ngo-bRkfceo