[sgmb id=”1″]
A’ e dini se cila pjesë e syrit ka emër latin plica semilunaris?
Fjala është për pjesëzën “e lëngët” ngjyrë trëndafili në pjesën e brendshme të këndit të syrit prejardhja e së cilës është shumë interesante.
Në të vërtetë, ai kënd pikërisht është mbetja e brendshme, përkatësisht e kapakut të fundit, të cilin i kanë zogjtë dhe reptilët, por që njerëzit gjatë evoluimit e kanë humbur.
Syri i njeriut vepron ngjashëm me mënyrën në të cilën funksionon fotoaparati: pjesët e para transparente të syrit thyejnë rrezet e dritës duke projektuar fotografi të zvogëluar dhe të kundërt në retinë ku në qelizat nervore shndërrohen në impulse elektrike nervore.
Syri i njeriut ka këndin e shikimit prej 200 gradësh dhe është në gjendje të dallojë 10 milionë nuanca të ngjyrave.