[sgmb id=”1″]
E habitshme, por ambasadori Donald Lu ka shkuar për herë të dytë sot në zyrën e kryeministrit Rama. Pas takimit të paradite, kreu i qeverisë Edi Rama është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu pak minuta më parë.
Ambasadori i SHBA-ve, Lu, është parë të futet në zyrën e Ramës, në godinën e qeverisë, për një takim me kryeministrin.
Nuk ka ende detaje rreth qëllimit të këtyre takimeve, që vijnë në një situatë të ‘ankthshme’ lidhur me atë që mund të pritet për marrëveshjen e mbetur pezull mes palëve politike në vend.
Lu ka qendruar në zyrën e Ramës edhe gjatë pasdites së djeshme, ndërsa në fokus të këtyre takimeve mbetet kriza politike që ka kapluar vendin, ku opozita mbetet e vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje.