Loading...

Historia përlotëse e gruas që humbi 4 djemtë dhe burrin në luftën e Kosovës

Leonora Jakupi ishte e ftuara surprizë mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për nënë Ferdonijen.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit mbrëmjen e sotme na riktheu pas në kohë duke na rikujtuar luftën e përgjakshme të Kosovës dhe plagët e lëna pas prej saj. Në program u trajtua historia e dhimbshme e nënë Ferdonijes dhe familjes së saj,
një familje e cila tashmë jeton vetëm nëpërmjet kujtimeve të nënës.

Familja Qerkezi përbëhej nga gjashtë anëtarë, nënë Ferdonija, katër djemtë dhe bashkëshorti i saj Halimi. Një ditë në marsin e vitit 1999 në derën e familjes Qerkezi kish trokitur policia serbe për të bërë një kontroll rutinë me arsyen se aty
strehoheshin refugjatë lufte.

Po atë ditë policia serbe ishte rikthyer e maskuar dhe kishte hyrë me dhunë në shtëpi duke marrë me forcë burrat e familjes. Pas disa vitesh nënë Ferdonija mori lajmin e kobshëm se asnjëri prej tyre nuk jetonte më.

Për ta bërë atë sado pak të lumtur nipi i saj, Dreni e kishte ftuar në program. Ai i dha këtë mesazh nënë Ferdonijes: “Bëhu e fortë hallë! Ti nuk je vetëm! Gjithmonë do ta
kesh mbështetjen e vëllezërve, nipave dhe të mbesave të tua”.

Arbana Osmani kishte ftuar Leonora Jakupin që të mbështeste Drinin në mesazhin e tij. Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi nënë Ferdonijes një udhëtim në
Shqipëri si edhe printimin e fotove të familjes së saj.

Ashtu si nënë Ferdonija edhe këngëtarja Leonora Jakupi në luftën e Kosovës ka humbur disa nga anëtarët e familjes, midis tyre edhe babanë.

Leonora këndoi himnin e saj “A vritet pafajsia”, një këngë e cila i dedikohet babait të saj dhe të gjithë shqiptarëve, të cilët humbën jetën në luftën e Kososvës. Leonora u
shpreh që kjo këngë ka qenë motivi i vetëm që ajo kishte filluar të këndonte
përsëri.

Ajo ishte e prekur gjatë gjithë kohës që u tregua historia dhe shpërtheu në lot kur u takua me nënë Ferdonijen.

Këngëtarja  tha: “Unë nuk mund të të jap këshilla ty sepse ti ke qënë një nënë e
fortë edhe vazhdon të jesh e tilllë. E vetmja gjë që unë mund të bëj është të
marr këshilla prej teje. A mundem me qenë unë çika jote?”

Nënë Ferdonija iu përgjigj që ajo mundej të ishte vajza e saj dhe falenderoi të gjithë ata njerëz që e kishin mbështetur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com