Edhe pse sot në ditë Pashkët, politika përcjell mesazhe frymëzuese, e njëjta gjë ndodhi edhe me kreun e qeverisë. Pas tensioneve të ditës së djeshme, ku qytetarë të shumtë protestuan kundër tarifës që duhet paguar në Rrugën e Kombit, duke pasur edhe përplasje me policinë, Kryerministri Edi Rama ka lënë gjithçka pas.
Ai ka kthyer faqe duke u ndalur në atmosferën festive të Pashkëve katolike. “Mirëmëgjes dhe Gëzuar Pashkët”, shkruan Rama në Facebook, ku ka publikuar fotografinë e disa vezëve me ngjyra.
Qytetarët nuk kanë harruar ç’ndodhi të shtunën, ku njëri prej tyre i shkruan, “Pe nai ëndërr mbrëmë o bos, çfarë takse do shpikësh sot?”
Një tjetër i shkruan, “Maqedonia e ka 1 euro taksën rrugore ne 10 euro. Mos luj qoke me popull me 2 euro mbyllim sytë”.