Loading...

Policët me maska në Kukës, Banori: Vëllai u arrestua në 3 të natës, edhe pse…

E paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, se protesta në ”Rugën e Kombit” ka autorë dhe se shkaktarët do të dënohen sipas ligjit, mbrëmë banorët e Kukësit janë përballur me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ka edhe nga ata që janë shoqëruar në 3 të mëngjesit, edhe pse nuk kanë qenë në protestë. Duket se në Kukës është rikthyer diktatura, aty ku qeveria ka rrethuar prej mbrëmjes së djeshme të gjithë zonën, dhe po bën arrestime në masë.

”Kanë arrestuar vëllain pa qenë në protestë fare. Punojmë të dy në një kompani private. Arrestimi është bërë në orën 3 të mëngjesit. Nuk kanë përdorur asnjë rregull. Ishte arrestim i habitshëm. E kanë marrë me forcë vëllain në 4 të mëngjesit. Mënyra se si e kanë marrë është e habitshme. Kanë ardhur me maska duke i rënë derës me qyta pistolete”,-tha një prej banorëve.

Një i moshuar ka treguar se policët ishim me maska. ”Më kanë arrestuar dhëndrin në orën 4 të mëngjesit. Kanë ardhur 20 policë se ka qenë në protestë. Policët ishin me maska. Dhëndri ka një fëmijë të sëmurë me goditje cerebrale”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com