Loading...

Arrestohet i shumëkërkuari, ja kush është 21-vjeçari i “tmerrshëm”…Ai ishte shpallur në kërkim për

Policia e Sarandës ka arrestuar të shumëkërkuarin Shahin Abazi. Ai ishte shpallur në kërkim për grabitjen me armë të dy karburanteve në Sarande, për një sërë vjedhjesh nëpër markete e dyqane dhe vjedhje motorrësh.

21-vjecari po tentonte të largohej mbrëmë me autobus drejt Tiranës, kur policia mori informacionin dhe nisi ndjekjen e tij, duke e ndaluar në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Abazi ka pranuar në Komisariat grabitjen me armë në bashkëpunim të dy karburanteve në 28 Dhjetor 2017, ka pranuar të jetë pjesë e grupit të grabitësve me maska të marketeve dhe dyqaneve në Sarandë.

Abazi dyshohet dhe për vjedhje motorresh. Gjithashtu ai po hetohet edhe për disa ngjarje të tjera.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com