Loading...

Një ulli i shekujve dhe i paqes.Ulliri i Gjormit Kurbin, më i vjetri në Ballkan

“Ky është një mrekulli e natyrës. Do ta shpallim monument natyre.

Ky bën pjesë në 100 ullijtë më të vjetër të Ballkanit.” Profesor Resmi Osmani

Nuk është diçka e largët “astronomike”, as ndonjë zbulim çudisjellës si ai i Ainshtajnit mbi teorinë relativitetit. Nuk e pa njeri në qiell natën me yje si një disk fluturues. Jo, është një gjë krejt tjetër, një qenie e gjallë e natyrës, fare pranë nesh. Një ulli i shekujve dhe i paqes. Në Shqiperi. Në Kurbin. Në fshatin Gjorm. Por ai edhe ndodhet edhe nuk ndodhet pranë nesh. Dhe pse ka qenë në mes nesh për qindra e qindra vjet. Se ne e kemi humbur, si shumë vlera të tjera të trashëgimisë. Në vend që të merremi me ekologjinë, natyrën, përspektivën, na mbytën armiqtë, nga lindja, perëndimi, veriu e jugu. Edhe pse u shkolluam dhe filluam të mendojmë për të ndërtuar diçka të mirë, na hyri “shejtani” i shkatërrimit, nënvleftësimit të njërit apo tjetrit, të merremi me diskutime pa breqet. E kështu sollëm mjerim, klithma femijësh nga barkëboshësia etj. Mbollëm hasmërinë në mes njëri tjetrit e natyrës. Prandaj ajo ka të drejtë të hakmerret. Duke u shuar dhe ai dru i jashtëzakonshëm në sytë tanë, ulliri madhështor i Kurbinit.

Ndodhet në një fshat të vogël, të pa trajtuar as në Fjalorin Encoklopedik të viti 1985. Aty në faqet 349 trajtohet fshati Gjormi i Vlorë dhe ai rrëze malit Baliaj në rrethin e Shkodrës, por ky pranë qytetit të Laçit, apo sot rrethit të Kurbinit nuk trajtohet. Nuk shkruhet për atë as edhe në WIKPEDIA. Por le të mos merremi me këto e të hyjmë drejt e në temë. Në trojet e këtij fshati ndodhet një ulli 12 me perimetër metra, na njofton veterineri Imer Hysaj. Pra një gjigand i vërtetë. Mosha e tij me siguri i kalon një mijë vjetët. Por ai nuk është shpallur monument natyre. Ndërsa vetë ajo nanë bujare, e dhimshme, me shpirt e zemër të gjërë që quhet natyrë na e ka sjellur shëndoshë mirë përgjatë helikave të shekujve. Po, po, na e ka dhuruar. Por ne heshtim. Ne grindemi, rrihemi, vritemi, llomotitin në Kuvendin Popullor të votuarit tonë për një shtet demokratik, apo se do të zhvillojmë turizmin. Do të bëjmë këtë e atë. Dhe këtë monument të gjallë, pronë e Haxhi Bajram Likës, ulli qindravjeçar që prodhon ende kokrra, nuk e njohim. Nuk shkruajmë për ta futur në reliket më të çmuara të natyrës shqiptare, për ta vizituar shëtitës të vendit e të huaj, por merremi me prerjen e tyre. Drupreërësit ordinerë e shteti po i tillë, nuk e vlerëson këtë pasuri. Nuk e ligjëron si monument natyre. Nuk shpreh kujdesin me investime e ta mbrojë me ligj. Ky vërteton tezën historike se ulliri është i epokës pellazge, i ardhur nga Azia e vogël, nga Palestina, apo vërtet Shqiperia si zemra e botës së stërlasht pellazge e ka patur si dru hynjor.

Historia e tij është tipike burokracie, dëshmitare e hidhur e një demokracie që po çorodit mendjen e njeriut, po e bënë shterpë, edhe siç ka shkatërruer qindra e mijëra ha pyje e nxjerrë brinjët qindra e mijëra hektarë tokash bujqesore e pyjore, po masakron edhe ullinjtë. Dhe ja me interesimin e veteriner Hysës, me kërkesën e tij, vjen në vitin 1988 nga Ministria e Bujqësisë profesor Resmi Osmani. Ai si specialist i shkëlqyer i ullishtarise thotë: “Ky është një mrekulli e natyrës. Do ta shpallim monument natyre. Ky bën pjesë në 100 ullijtë më të vjetër të Ballkanit.”  Për të konkretizuar e bërë më të besueshme kërkimin tonë po japim mendimin e Bektash Konicës, i cila shkruan: “Imer Hysës, për këtë ulli kam shkruar në fecebook edhe herë të tjera. Në vitin 1988 në Gjorm erdhi Profesor Resmi Osmani që është specialisti më i mirë i ullirit në vendin tonë dhe e pa. Ai e vlerësoi si një mrekulli këtë ulli. Ai më tha se në Shqipëri nuk mund të gjesh një ulli tjetër si ky. Është gjë e rrallë dhe duhet ruajtur. Me la porosi që ta rrethoja me një mur guri, të cilin unë e bëra dhe i kushtoja shumë rëndësi këti ulliri. Por pas prishjes së kooperativave nuk u interesua më njeri. Duhet një vlerësim më i madh nga specialistët e ullirit në Ministrin e Bujqësisë sot si dhe nga punonjësit e Monumenteve të Kultures” Por fatkeqësisht profesori nuk e realizoi as deshirën, as premtimin që iu dha fshatarëve, as objeketivin që i vuri vetes si specialist në Ministrinë e Bujqësisë. Vitet binin si gjethet e lisit, njëra pas tjetrës, apo si gjethet e tij edhe pse përherë gjelbërt. Kështuqë edhe pas një çerek shekulli, ai njihet e iu ngjall gëzim e habi vetëm fshatarëve të vet. Sepse ai është lënë larg syve e mendjes së biologëve, agronomëve, botanistëve, frutikultorëve, shkencëtarëve, turistëve, padrejtësisht.

Edhe ky nënvleftësim, mosvlerësim përbën krim kulturor nga ana e politikanët shqiptarë në kurriz të këtij populli të martirizuar nga historia dhe nga vetëvetja. Ndërsa pasuritë mbitoksore e nëntoksore nuk i mungojnë përkundrazi kemi shumë, por i kemi lënë të flenë gjumë ose ua japim të tjerëve se nuk jemi në gjëndje mendore, organizative e nuk kemi patur politikë të kthjellët të zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Mjerisht ky është realiteti ynë. Kanë argumentet e veta, arsyetimet e mësipërme dhe në fshatin Gjorm të harruar nga socializmi enverian, nga demokracia e politikanëve halldupë të njëçerk shekulli. Nuk është fjala vetëm për një ulli, por për disa të tillë, pasi dhe dy ullinj të tjerë me këto përmasa, me këtë madhështi hynjore, me këtë pamje çudisjellse, me këto ylbere histori-dëshmuese janë zhdukur në periudhën njëçerek shekullore, njëri u dogj me dëshirë, apo pa dëshirë pak rëndësi ka, ndërsa tjetrin e shkulën me gjithë rrënjë gërryerjet e ujërave të rreshjeve, dhe të dy u zhdukën pa lënë gjurmë. Pa i shërbyer fshatit Gjorm. Pa dëshmuar për kulturen e popullit të vet. Pa dëshmuar për artin e kulturën në mbjelljen e trajtimin e ullirit, në mbjelljen e farës e në kulturën e bujkut kurbinian.

Toka bujare e Gjormit të Kurbinit ka ushqyer në mijë vjeçar një monument të tillë biologjik, ndërsa ne specialistët e natyrës, qeveritarët, deputetët, gazetarët e shtypit e radio – televizionit duhet të vëmë në lëvizje gjithçka, penat, mendjet, ligjet, rregullat, telekamerat zërin tonë kumbues dhe ta vlerësojmë, ta nohim, ta propogandojm këtë mrekulli të natyrës shqiptare. Ne me ketë do t’i shërbejmë fshatit Gjorm, Kurbinit, do të ngrëmë në piedestal e  japim lavdi ullirit shqiptar si autokton e visar i pazëvendësueshëm e mjaft i çmueshëm i natyrës, bujqësisë e ullishtarisë shqiptare. Prandaj të bashkëveprojmë të organizuar për të nxjerrë në pah vlerat e shumta të këtij prodhimi më shumë se njëmijë vjeçar.

Ulliri i Gjormit, simbol qëndrese, bukurie, kulture të lashtë, i mrekullisë së natyrës e dhuratë me vlera të dukshme historike, shkencore e kulturore.

Rezultate imazhesh për foto ulliri i gjormitRezultate imazhesh për foto ulliri i gjormit

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com