Loading...

Përdornin dronë për të trafikuar celularë – Kaluan drejt Kinës 80 milionë dollarë smartphone

Autoritetet kineze kanë arrestuar një rrjet kriminal, i cili përdorte dronë për të trafikuar në Kinë iPhone dhe smartphone të tjerë me vlerë 80 milionë dollarë.

Zyrtarët e doganave i thanë medias shtetërore se të dyshuarit kanë transportuar në mënyrë të jashtëligjshme deri në 15 mijë telefonë çdo natë nga kufiri me Hong Kongun drejt qytetit fqinj Shenzhen.

Banda përdorte dronë për të vendosur dy kabulla të tendosur 200 metra të gjatë në godinat në të dy anët e kufirit. Më pas një çantë që mbante aparatet celularë lidhej me kabllot dhe tërhiqej deri në Shenzen.

Ky është rasti i parë i raportuar në Kinë ku dronët përdoren për të trafikuar mallra. Operacioni i kapjes u krye falë bashkëpunimit të autoritetetve në dy qytetet.

Ndërkohë, Kina po përpiqet të rregullojë përdorimin e dronëve në vend. Vitin e kaluar, qeveria nxorri rregulla të reja të cilat përcaktonin se dronët mbi një peshë të caktuar duhet të regjistroheshin me emrat e pronarëve të tyre.

Rasti ndjek një incident të mëhershëm ku dronët fluturuan ilegalisht në një aeroport në juglindje të Kinës, duke shkaktuar kaos për trafikun ajror.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com