Loading...

U kërkoi prindërve ta çonin në spital, kush është 19-vjeçarja nga Korça që i dha fund jetës

Një 19-vjeçare nga Dishnica e Korçës i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Pasi ka pirë helmin, Erisiola Hoxha  u ka thënë prindërve se nuk ndihej mirë dhe u ka kërkuar atyre ta dërgonin në spital.

Vajza deri në spitalin e Korçës ka shkuar me shenja jete dhe aty iu kishte treguar prindërve se kishte pirë fostoksinë.

Por fatkeqësisht mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta mbajtur në jetë.

Gazeta Shqiptare mëson se se familjarët kanë thënë në polici se 19-vjeçarja nuk ka patur shenja depresioni apo mërzitje, ndaj nuk dihet se pse 19-vjeçarja i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com