Loading...

Harrojini përmbytjet, nesër fillojnë zjarret, IGJEUM paralajmëron rrezikun për 3 qarqe

Pas rrezikut të përmbytjeve, një tjetër fatkeqësi po u afrohet dy qarqeve të vendit: Zjarret. IGJEUM ka paralajmëruar rrezik për përhapjen e zjarreve nesër në 3 qarqe, Fier, Tiranë e Durrës për shkak të forcimit të erës. Ja iinformacioni i plotë:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e premte, dt.30) nuk pritet rrezik për zjarre në pyje. Nesër (e shtunë, dt.31), ky rrezik pritet të pësojë rritje në pjesën perëndimore të vendit, për shkak të forcimit të erës. Rreziku pritet të jetë “I ULËT” në qarqet Durrës dhe Tiranë dhe “MESATAR” në qarkun e Fierit. Pjesa tjetër e territorit nuk paraqet rrezik.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.30), në përgjithësi, nuk priten reshje, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por në zona të kufizuara ato mund të jenë mesatare, shoqëruar edhe me shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 21 °C
në vendet e ulëta: 12 / 23 °C
në vendet malore: 6 / 18 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31), ajo do të jetë e fortë, sidomos në bregdet dhe në veri-lindje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com