Vlorë Procedohen penalisht tre shtetas për veprën penale Shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit ! Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë proceduar shtetasit :
I.M., 46 vjeç, banues në Vlorë
F.H., 52 vjeç, banues në Vlorë
E.L.,42 vjeçe, banuese në Vlorë
Ka filluar procedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm pasi u është konstatuar ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit”, të parashikuar nga neni 159 i Kodit Penal.