Loading...

Bllokohet Kodi i Etik, ”djeg” deputetët e pasur

Kodi i Sjelljes së Deputetëve, dokumenti që rregullon dhe disiplinon veprimtarinë e ligjvënësve shqiptarë, brenda dhe jashtë Parlamentit, është shtyrë sërish pa afat. Pas tre vitesh betejë të heshtur mes Bashkimi Evropian dhe politikës së Tiranës, Kodi i Sjelljes së Deputetëve u përfshi në rendin e ditës së seancës plenare të 26 shkurtit 2018, për t’u miratuar, po falë një kompromisi mes partive kryesore parlamente, dokumenti nuk u hodh në votim.

Partia Socialiste dha disa ditë kohë Partisë Demokratike, me qëllim për të paraqitur disa amendamente për projektvendimin e Kodit Etik. Për hartimin e amendamenteve, PD caktoi deputetin Enkelejd Alibeaj. Ndërkaq, Partia Socialiste caktoi deputeten Vasilika Hysi për të negociuar me kolegun demokrat, me qëllim për të dalë më një draft të përbashkët.

Por teksa ka kaluar më shumë se një muaj nga shtyrja e Kodit Etik, burime pranë dy partive kryesore thanë se hezitimi për votimin të Kodit të Sjelljes nuk konsiston vetëm tek disa mosmarrëveshje mes palëve për amendamentet, por edhe në pasojat që do të prodhojë zbatimi i këtij dokumenti me rregulla dhe kufizime, i cili prek deputetët e pasur të Parlamentit Shqiptar. Kodi i Sjelljes i sjelljes atakon drejtpërdrejt deputetët, të cilët ushtrojë veprimtari private, duke krijuar të ardhura. Të paktën 10 % e deputetëve fitojnë para nga bizneset e shumta, në emër të tyre apo të fëmijëve të tyre. Këta deputetë, sipas deklaratave të pasurisë, janë ligjvënësit më të pasur shqiptarë.

Neni 7 i Kodit Etik parashikon që gjatë ushtrimit të mandatit, në ndër të tjera, deputetit nuk i lejohet të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar dhe ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme.

Deputeti gjithashtu nuk mund të ushtrojë profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër. Kodi Etik parashikon edhe një listë të gjatë me kufizime dhe rregulla strikte, të cilat duket se nuk janë pritur mirë nga një pjesë e deputetëve. Kodi ndalon deputetët që të pranojë dhurata dhe trajtime preferenciale, ndërsa parashikon rregulla të forta për sjelljen në seancat plenare. /Shqiptarja.com/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com