Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin me mijëra shqiptarë.
Policia është lajmëruar se në zonën e Altmarkt raportohet për një rrahje masive. Zyrtarët policorë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar njerëzit e zemëruar.
Mësohet se afro 50 njerëz janë arrestuar pasi janë publikuar disa foto në të cilën shihet dhuna brutale, raporton mediumi britanik “Express.co.uk”.
Të arrestuarit kanë refuzuar të tregojnë shkakun e rrahjes.
Kurse një zyrtar i policisë tha për gazetën “Der Westen” se “Janë tre grupe rivale. Mund të jetë një konflikt ndërmjet, turqve, libanezëve dhe kurdëve”.
Madje ai shtoi: “Policia e ka marrë nën kontroll situatën para eskalimit të dhunës”.
Zëdhënësi i policisë tha se incidente të ngjashme kanë ndodhur javën e kaluar. Policia po shqyrton nëse ekziston një lidhje.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=jySqj4QP9A8]